Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në Vorë/ Durrsakët shpërdorojnë një penallti, “Demat” rezistojnë një pjesë loje me një futbollist më pak
Ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të idesë për të organizuar Lojërat Olimpike në Paris, në vitin 2024, ritheksuan optimizmin e tyre për triumfin e kandidaturës transalpine, si diçka unike mbi rivalët.
Një delegacion i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar zbarkoi nën Kullën “Eiffel” për një vizitë treditore, ku do të inspektojë nga afër të gjitha ambientet sportive dhe infrastrukturën, para se të japë raportin e tij për qytetin.
I njëjti delegacion ishte më parë në Los Angeles, qyteti tjetër i vetëm në garë, që mund të rrëzojë kandidaturën pariziene për Lojërat Olimpike pas 7 vitesh. Qyteti i “Engjëjve” ka organizuar 3 herë më parë një aktivitet të tillë dhe ka po aq mundësi sa Parisi për të triumfuar, edhe pse në Francë janë optimistë.
“Mendoj se kjo është koha e duhur për të fituar me kandidaturën tonë. Kemi energji dhe një ekip fantastik që ka punuar shumë në dy vitet e fundit për këto lojëra”, tha kryebashkiakja e Parisit, An Hidalgo.
Hera e fundit që Parisi ka organizuar një olimpiadë ka qenë viti i largët 1924. Fituesi do të zyrtarizohet në 13 shtator, në kongresin e IOC-së në Lima të Perusë.
Top Channel