United, akord me James Rodriguez

13/05/2017 00:00

Manchester United ka arritur një akord me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kolumbiane, të cilat pretendojnë se ka një akord mes futbollistit dhe “Djajve të Kuq”, ndërsa mbetet që marrëveshja të diskutohet midis klubeve.

Manchester United pritet të diskutojë me Realin, për transferimin e James, vetëm pas finales së 3 qershorit.

Kolumbiani 26 vjeçar, aktivizohet prej tre vitesh me madrilenët, por gjatë këtij sezoni, ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Zidane, pavarsisht formës së mirë që ka treguar, kur është aktivizuar.

Top Channel