Ariel, fustan është ai?
11/05/2017 00:00
Aktorja Ariel Winter ka treguar asetet e saj në një veshje që i linte vend fantazisë.
Në fakt nuk ishte dekolteja e saj që ra në sy, por të pasmet që shfaqeshin më së miri me fustanin e tejdukshëm.
Ylli i “The Modern Family” kompletonte veshjen e saj me një palë sandale ngjyrë metalike duke i dhënë më shumë peshë pamjes. 19-vjeçarja ka postuar foto në Instagram duke falenderuar mikëpritësit e talk show amerikan për ftesën.
“Faleminderit për ftesën Jimmy! Ti je gjithmonë i mrekullueshëm. Qëndroni me mua sot nëse dëshironi të dëgjoni për kolegjin, të qënit i rritur”, shkruan Ariel.
Top Channel