Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Jennifer Aniston është pyetur gjithmonë për një ribashkim të Friends. Por këtë herë ka çuditur me përgjigjen e saj, duke thënë se seriali nuk do të funksiononte në ditët e sotme.
“Ne bëjmë shaka duke thënë se nëse “Friends” do të ishte krijuar sot do të kishim një lokal plot me njerëz që thjesht ndezin iPhone-at. Nuk do të kishte episode aktuale apo biseda”, thotë ajo për Huffington Post.
Aktorja 48-vjeçare thotë se njerëzit sot zhyten në telefona për të bërë biseda. Jenn pranon se ndonjëherë teknologjia e mposht dhe e privon nga gjumi. “Nëse mendoj për pajisjet e mëparshme, po përpiqem të mendoj fillimisht, kush vjen e para, zakoni im i keq i gjumit, apo një pajisje? Ndershmërisht dua të fle shëndetshëm dhe nuk besoj se kjo i atribuohet këtyre telefonave që erdhën në jetën tonë dhe në të vërtetë filluan të na prishin gjumin”, vijon Aniston.
Top Channel