Rrëzimi i qeverisë, Haradinaj: Vija të kuqe për PDK apo LDK

10/05/2017 00:00

Në një konferencë për shtyp pas rrëzimit të qeverisë, udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndihet mirë që ka pasur një reflektim të deputetëve në pushtet për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, një bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, që në zgjedhjet e parakohshme t’i gjykojnë me votë deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Ai shtoi gjithashtu se, në rast se forcat opozitare vijnë në pushtet, do ta rrëzojnë versionin aktual të Demarkacionit.

“Nëse vijmë në pushtet do ta rrëzojmë këtë version të Demarkacionit dhe do të sjellim versionin e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë që kanë qenë në pushtet, Haradinaj ka deklaruar se AAK-ja ka disa “vija të kuqe” për këto parti.

Top Channel