Në katrorin e sheshit “Nënë Tereza” ka një qilim gjigand të pikturuar. Si’xhade e quajnë ndryshe, duke vendosur edhe apostrof pas shkronjave, si për ta njëhësuar me xhaden.

Arsyeja është për të treguar mikpritjen e Tiranës jo vetëm për çdo shqiptar krysisht të ri e student, por edhe përreth 230 pjesëmarrës nga Mesdheu që janë këtu për edicionin e 18 të Bienales së Artistëve të rinj.

“Në këto momente nuk po trashëgohet më artizanati i vjetër. Ta adoptojmë në kohën e sotme dhe mendova përse të mos e bënim një tip ‘street art’”, tregon Flori Gjini, ideator i “Tirana Si’Xhade”.

Motivet e këtij qilimi janë ato të Shëngjergjit.Të rinjtë donin që nëpërmjet këtij qilimi  të tregonin një shembull kulture tradicionale tonën. Dhe të afronin më shumë të rinjtë me artizanatin.

“Shëngjergji ka një pasuri goxha të madhe përsa i përket motiveve, qilimëve dhe shtrojeve”, thotë Gjini.

Studentët e Arkitekturës vendosën ta përzgjedhin sheshin “Nënë Tereza” si vendin tipik që ka nevojë për gjithë këto ngjyra të larmishme, krahas të bardhës mbizotëruse të godinave. Logoja grafike është projektuar nga MariaTasho, ndërsa piktore implementuese është Herolina Koçalli.

“Duhet të gjenim një material që të mos e dëmtonte mjedisin dhe të ishte rezistentë në kohë. Kështu që është përdorur bojë ekologjike dhe nëse zbehet ne do ta punojmë prap për ta patur më gjatë”, thotë Gjini.

Ky projekt do të shtrihet edhe më gjerë në sheshe dhe qytete të tjera. Për të sjellë më pranë artin e rrugës, dhe motivet e gjithë vendit, dhe arsyën e një fotoje më shumë mës ngjyrash.

Top Channel