Moto GP, Honda dominon në Spanjë
07/05/2017 00:00
Dani Pedrosa dhe Marc Marquez kanë dominuar Çmimin e Madh të Spanjës, duke zënë vendin e parë dhe të dytë e duke treguar supremacinë e Hondës në pistën e Heresit.
Pilotët spanjollë u shoqëruan në podium nga bashkëkombasi i tyre Jorge Lorenzo, pilot i Ducati.
Një garë aspak e mirë për italianin Valentino Rossi (Yamaha), i cili nuk shkoi dot më shumë sesa vendi i dhjetë.
Në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, veterani Rossi mban ende vendin e parë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Maverick Vinales dhe Marc Marquez.
Top Channel