Çdo gjë tjetër është e rremë, përveç mollëzave! Rrallëherë ndodh që figura të njohura të dalin me pohime të tilla kaq të sinqerta, e Chrissy Teigen e pranoi publikisht se i është nënshtruar ndërhyrjeve të zgjeruara kozmetike në fytyrë e në trup, duke përfshirë këtu edhe seancat e liposuksionit për të hequr qafë dhjamin poshtë sqetullës, në anë të gjoksit.

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm John Legend u tregoi me gisht gazetarëve ballin, hundën, buzët duke e shoqëruar veprimin e saj me shprehjen “falso, falso, falso”.

Modelja 31-vjeçare, nënë e një fëmije, pranon gjithashtu se ka injektuar botoks në nofull, por këmbëngul se kjo nuk është bërë për arsye estetike.

Sa për mollëzat e fryra, aty nuk bën kompromis: “Janë 100% të vërteta”, megjithëse mjekëve u duken pak si më të mëdha se zakonisht.

Nga ana tjetër, liposukcioni e ka bërë të ndihet më mirë me fustane të hapura. Problemi është se dhjami tani ka filluar të kthehet prapë, thotë ajo. “Do të duhet të hedh përsëri ca para e ta përsëris proceduren”, tha Teigen.

Mendohet se Teigen ka përdor botoks në zonën e ballit e përreth syve dhe injeksione me acid ialuronik për buzët.

Ajo vetë nuk pendohet për asgjë, edhe pse vendosjen e urave të porcelanit mbi dhëmbët e vërtetë e konsideron çmendurinë më të madhe që ka bërë ndonjëherë në emër të bukurisë.

Top Channel