Revolucioni Inter, tre emra për të përforcuar ekipin

05/05/2017 00:00

Në drejtimin e pronarëve kinezë Interi po përgatit një revolucion. Nën objektivin e zikaltërve janë tre emra të rëndësishëm Nainggolan, Arda Turan dhe Fabinho.

Kontaktet e para me Nainggolan kanë filluar, drejtuesit kinezë kanë dhënë dritën jeshile për këtë operacion. Por duhet të mposhtin konkurrencën e dy ekipeve angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Ndërkohë që për Arda Turan dhe Fabinho drejtuesit zikaltër kanë takuar në Montecarlo një bashkëpunëtor të menaxherit të turkut dhe menaxherin Jorge Mendes.

Ashtu edhe siç ka premtuar Suning, Interi pritet që të investojë shuma marramendëse në merkaton për sezonin e ardhshëm.

Top Channel