Reali, pa Ronaldon kundër Granadës

05/05/2017 00:00

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushën e lojës, në përballjen mes Realit të Madridit dfhe Granadës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Zidane e mori një vendim të tillë për dy arsye. Së pari, Ronaldo deri tani ka akumuluar 4 kartona të verdhë dhe, nëse do të merrte një tjetër në Granada, do të humbiste ndeshjen me Sevilla.

Së dyti, trajneri francez preferoi ta lerë portugezin pushim, në mënyre që ai të fitojë forcat dhe të jetë sa më i freskët në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, me Realin e Madridit që është në garë për të fituar si kampionatin, ashtu edhe Champions League.

Top Channel