Kërcënohen lojtarët e Romës

05/05/2017 00:00

Qyteti i Romës zgjohet në një mënyrë shokuese dhe shkak për këtë janë bërë tifozët e Lazios të cilët gjetën një mënyrë jo shumë miqësore për të ironizuar verdhekuqtë.

Gjatë natës, pranë Koloseut, u vendos një banderolë ku ishte një deklaratë kërcënuese, e shoqëruar nga 4 manekinë të veshur me fanelat e De Rossi, Nainggolan dhe Salah.

“Një këshillë, mos u fyeni. Flini me dritë ndezur”, lexohet në banderolën e varur në një pedonale në Rrugën Annbaldi. Mësohet se kjo banderolë u përgatit pas ndeshjes derbi me Lazion, që Roma e humbi 3-1, një disfatë që ia rrezikon jo pak vendin e dytë verdhekuqve.

Manekinët u hoqën pak pas mesnate, por banderola, edhe pse e shkatërruar në disa vende, ishte ende e dukshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel