Zjarri në magazinë, dëme materiale. S’ka të lënduar

04/05/2017 00:00

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një magazinë të një firme ndërtimi në Kamëz.

Zjarri nisi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes. Në pak çaste, materialet e ndërtimit që ndodheshin në magazinë u përfshinë nga flakët. Kryesisht lëndë e parë për përpunimin e duraluminit.

Zjarri e përfshiu të gjithë magazinën. Pothuajse i gjithë efektivi që ka në dispozicion reparti i zjarrfikësve në Tiranë u përfshi në operacion.

Më shumë se 10 zjarrfikëse ishin në vendin e ngjarjes, duke punuar për shuarjen e flakëve. Zjarri, si pasojë e ndërhyrjes së shumtë të punonjësve të zjarrfikëses së Tiranës, u vu nën kontroll.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e plota të rënies së tij.

Top Channel