Meta kërkon vëzhgues, letër kreut të PE-së

04/05/2017 00:00

Ilir Meta bën një tjetër lëvizje për t’i siguruar opozitës një vëzhgim më të madh ndërkombëtar për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Presidenti i zgjedhur Meta i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani për të dërguar në Shqipëri një grup vëzhguesish ndërkombëtarë për zgjedhjet nga ana e këtij institucioni, për të mundësuar një monitorim sa më të gjerë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në këtë letër, Meta thekson rëndësinë e monitorimit të të gjithë procesit që do t’i shërbejë cilësisë së tij. por edhe legjitimitetit të rezultatit.

Më tej kreu i Kuvendit thotë se autoritetet në Shqipëri janë angazhuara për të garantuar një process zgjedhor të rregullt, transparent dhe demokratik, por kërkon përmes kësaj ftese në emër të Parlamentit, një grup vëzhguesish ndërkombëtarë.

Top Channel