Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet Një shfaqje jashtë kontureve të Teatrit të Operës, bazuar mbi repertorin më të bukur të të famshmëve “zarzuelava” spanjolle do të shfaqet për publikun mbrëmjen e 6 majit në Katedralen e Kishës Ortodokse.
Kjo formë teatri muzikor, ku ndërthuret muzika, kënga dhe instrumentet do të testohet për herë të parë e nëse do të rezultojë e suksesshme do të përfshihet në kalendarin artistik të vitit të ardhshëm.
“Ne duam që Zarzuela spanjolle të jetë në programacionin e vitit 2018-2019, në programacionin e kalendarit të Teatrit të Operës. Mendojmë që publiku do të pëlqejë dhe shpresojmë që edhe solistët tanë të jenë futur në karakterin e këtyre pjesëve kaq pasionante”, shprehet Zana Çela, Drejtore e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
E kush më mirë se sa një dirigjent spanjoll, i cili është rritur me këto këngë, do të mund të drejtonte këto materiale muzikore?
“Është hera e parë që vij me këtë repertor, por nuk është hera e parë që dirigjoj orkestrën e këtij tetari. Është një nga repertorët më të mirë që unë mundëm të përfaqësoj pasi është pjesë jo vetëm e formimit tim, por edhe e kulturës sime. Shumë nga këto janë këngë që unë i dëgjoja kur isha i vogël, ndaj mund të sjell shumë më shumë ngjyra në këtë shfaqje se sa do të mund të sillnin të tjerë dirigjentë. Mendoj se ka për të qenë një koncert i paharrueshëm”, shprehet Ricardo Casero, dirigjent.
Nëse testi kalohet me sukses, “zarzuelat” spanjolle do të ‘udhëtojnë’ nëpër Shqipëri.
“Ne mendojmë që ky është një format koncerti, i cili do të udhëtojë nëpër ambiente të ndryshe, nëpër teatro të ndryshme, por njëkohësisht edhe nëpër sheshe. E fillojmë tashmë që koha është ngrohur dhe do ta vazhdojmë edhe në muajt në vazhdim ta japim në ‘open air’ apo në teatrot e qyteteve të tjera”, thotë Zana Çela.
Top Channel