Përplasen dy automjete në Velipojë, 4 të plagosur

03/05/2017 00:00

Katër persona u plagosen sot në një aksident në hyrje të Velipojës. Dy mjete janë përplasur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Një mjet furgon që udhëtonte drejt Shkodrës është përplasur me një mjet që shkonte drejt plazhit.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë plagosur dhe u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel