Zidane: Ronaldo unik, shënon sa herë që duhet

02/05/2017 00:00

Zidedine Zidane është mjaft i lumtur për paraqitjen e ekipit të tij, sot në gjysmëfinalen e parë të Champions League , ndaj Athletico Madrid.

“Jam i lumtur për atë që kemi bërë. Zhvilluam një ndeshje të bukur dhe, më e rëndësishmja, nuk pësuam gol. Gjithsesi nuk duhet të festojmë, sepse nuk jemi akoma në finale, pasi ka edhe 90 minuta”, tha trajneri francez i Realit.

Cristiano Ronaldo është lideri i madrilenave, pasi ka shënuar 8 gola në tre takime, dy  në çerekfinale ndaj Bayern dhe gjysmëfinalja e parë ndaj Athletico.

“Ronaldo është unik, sepse shënon sa herë që duhet. Merita është e gjitha e tij, pasi është një profesionist i madh dhe do gjithmonë të fitojë”, u shpreh Zidane për sulmuesin portugez.

Top Channel