Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet Shqipëria është gati të mirëpresë 300 artistë nga Mesdheu në Bienalen, ku për herë të parë është vend organizator në eventin “Mediterranea”, që këtë vit shënon edicionin e 18-të.
“Bienalja është e ndërtuar mbi një koncept, e cila është shtëpia dhe ndahet në 4 degë: historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Çdo ditë do të ketë një tematikë. Fillon më datë 4 maj. Ekspozitat zgjasin deri në datë 28 maj, por eventet dhe performancat zgjasin nga data 4 deri më 9 maj. Dita finale do jetë tek amfiteatri në Durrës. Është interesante, meqënëse flasim për shtëpinë. Pasi mbaron amfiteatri fillojnë shtëpitë. Pra duket si një amfiteatër i dytë i rrethuar me shtëpi bashkëkohore”, thotë Driant Zeneli, Drejtor Artistik, Bienalja e Mesdheut.
Tirana dhe Durrësi do të kthehen në kryqendrat e artit gjatë muajit maj.
“Bienalja, si çdo bienale është si një festival i madh që nuk ndodh në 2-3 vende. Do të bëhet në më shumë se 30 hapësira. Në Tiranë janë 29 lokacione, në Durrës 3. Në këtë moment gjendemi në një ndër hapësirat që është ish-ambasada Jugosllave, por që është përdorur edhe nga legjioni turk dhe është një hapësirë që i ka të gjitha ato që ka bienalja: ka historinë, ka konfliktin, ëndrrën dhe dështimin. Vlera e artit është: merr një hapësirë të tillë dhe e transformon në një qendër arti”, shton Zeneli.
Muzeu, Galeria Kombetare, parqet, por edhe ambientet e teatrit të ri “Turbina” do të hapin dyert për të pritur me 4 maj, artistë të rinj nën 35 vjec, nga vende të ndryshme të Europës.
Top Channel