Paris bie në Nice dhe lëshon kreun
30/04/2017 00:00
Pas eliminimit të bujshëm në Champions League, Paris St. Germain duket se ka dorëzuar edhe titullin kampion të Francës.
Kampionët në fuqi kanë humbur sot në Nice, me rezultatin 3-1 dhe i kanë dorëzuar kreun Monacos, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit.
Nica shënoi golin e avantazhit me Balotellin në pjesën e parë dhe dyfishoi në fillim të pjesës së dytë me Ricardo. Në minutën e 64 Parisi rihapi ndeshjen me Marquinhos, por kur pritej goli i barazimit, Donis vulosi rezultatin 3-1 për vendasit.
Kampionati francez kryesohet nga Monaco me tre pikë më tepër se Parisi dhe me një ndeshje më pak, ndaj duket gati e sigurt se ekipi i Principatës do t’i marrë fronin kryeqytetasve këtë sezon.
Top Channel