Legalizimet në Kamëz, Rama jep legalizimin për biznesin fason

29/04/2017 00:00

I habitur nga fati se si një fasoneri në Kamëz, e cila prodhon në Shqipëri markat më të njohura e ushtronte aktivitetin e saj në një ndërtim pa leje, Kryeministri Edi Rama, vendosi që ta shihte vetë këtë realitet e t’i dorëzonte po vetë certifikaten e legalizimit.

“Kjo fabrikë këtu është goxha e veçantë, se bën për Benetton, për Max Mara. Thashë me vete, o Zot si erdhi puna, Benetton prodhon në Shqipëri në ndërtim pa leje. Edhe me leje, edhe pa leje nuk ka. Nga ky moment je në rregull deri atje, vetëm mos shko më andej”, tha Rama.

Në këtë biznes me pronar italian, janë të punësuara rreth 300 gra të kësaj zone e për këtë fakt kreu i Qeverisë u drejtoi dhe një kërkesë investitorëve.

“Ju thashë t’ju bëjnë edhe një kopsht për fëmijët dhe më thanë se do e bëjnë, por vetëm se nuk duhet ta bëjnë pa leje”, deklaroi ai.

Top Channel