“Ka diell edhe për mua”. Mjaftuan këto fjalë që Daut Gumeni të vihej nën shënjestrën e atyre që njiheshin si sigurimësat e shtetit. Burgun dhe vuajtjet e tij i provoi për rreth 30 vjet, por ato nuk kanë lënë gjurmë tek ai.

Nuk ndjen urrejtje, por as nuk kërkon që përmes hapjes së dosjes së tij, të hakmerret ndaj atyre që ja shkatërruan rininë.

Daut Gumeni është vetëm një nga anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve dhe sot mbi tryezën e tij të punës gjenden këto dosje, dosja e hetuesisë me marrjet e herëpashershme në pyetje dhe dosja pikante, ajo sekrete, dosja formulare ku tregohet në çdo gërmë mënyra sesi i riu u përndoq e sesi vëzhgohej e spiunohej edhe Brenda qelisë ku vuante dënimin. Shumë gjëra tregon se nuk i dinte dhe i mësoi nga kjo dosje.

“Në atë dosje, me atë cka kam parë deri më tani, kam parë kryesisht dosjen formulare, atë që është si më e thekura në kuptimin që kanë kërkuar për mua edhe dënimin me vdekje, pas dënimit të dytë. Këtë nuk e dija. Kureshtje ka kur mbetesh gjallë dhe ke shpëtuar nga I gjithë ai kalvar. Pastaj nuk është vetëm kureshtja. Kureshtje është edhe një lloj vështrimi mbrapa për të parë se cke bërë dhe ckanë bërë me ty. Po në dosje thelbi është real, garniturat pastaj janë sipas autorëve që I kanë përgatitur sipas atyre derëzezëve dhe punëzezëve që donin të mirrnin një lugë supë më shumë dhe shtonin. Shto ujë e shto miell. Se unë skam qënë në asnjë parti mgjth në ato raportime unë dal”, rrëfen vetë Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

Disa faqe nga dosja formulare i ka lexuar dhe u rikthehet sërish. Janë të shkruara keq, disa me gabime por “Dardha” apo “Guximtari”, siç përshkruhen në dosje sigurimsat që e ndiqnin, shkruanin pa frikë fjalët që sot atij i dhembin.

“Që të të thonë kriminel me plot gojë, edhe aq mirë nuk të vjen sepse nuk kisha bërë asnjë krim. Sepse unë thashë vetëm “ka diell edhe për mua”, shkrova edhe disa poezi dhe ky qe I gjithë aktiviteti im kriminal. Si mund të ndihesh mirë kur të thonë kriminel me plot goja? E zezë me të bardhë pa bërë asnjë krim. Nuk u gëzova aq më tepër kur ka klasifikime të natyrave të strapalosura sepse një natyrë normale njerëzore, tek e fundit edhe kur nuk duron dot vështirësitë, ama thotë ato që ka dëgjuar. Atje 80% janë të krijuara”, shton Gumeni.

“Ka dardhë, ka Radohima, ka bindje, ka guximtar, ka shtogë, ka….në fakt pseudonimet janë artistike. Nja tre a katër i kam marrë vesh sepse ishin aq të mbushur me pushtet sa që mblidhnin raportet e këtyre të thyerve. Saqe thonim se atë e kishin vënë këtu, ai punonte atje e vetmja punë e përhershme e tyre ishin spiunimet. Të vete mendja se cilët janë, edhe nga mënyra sesi shtojnë, shto ujë e shto miell. Kur kë qënë në dhomë me ta e di kush shtonte shumë. Mbushja është e gjithë mbushje omgj, ska asgjë të saktë”, shton më tej.

Çfarë do të bëjë me emrat kur dosja të shqyrtohet?

“Unë hakmarrjen e quaj dobësi. Nuk kam synuar kurrë të marr hak sepse më keq se vetes nuk I kanë bërë kujt, as ata që e kanë bërë këtë punë. Që të lindësh njeri dhe të bëhesh copa për tu bërë majmun pa ndërgjegje, kujt I bën më shumë keq se vetes? E kam shmangur mërinë sepse kam bindjen se të dëmton”, thotë Gumeni.

Asgjë sot nuk i ka mbetur peng sepse thotë që është në paqe me veten.

“T’i shikosh tani nga largësia e viteve, jo vetëm unë që e kam hequr në shpinë por edhe ju, shihni sa I rëndë ka qënë ai lloj sistemi ku gëzonte njeriu të denatyronte njeriun. Se tek e fundit, nqs ka bërë dicka për ta vrarë, vrite, e paske ligjin me vdekje vrite. Por të të thotë tjetri që unë do ta haj zemrën cika cika, edhe një ditë ta shohësh, është biznesmen i suksesshëm, e humbet besimin tek njeriu. Mua më ka bërë mirë në kuptimin që ndihem mirë me vehten, jam në paqe me vehten. Ska njerëz të mirë e të këqinj që të më thonë mua më kë bërë keq. Më kanë bërë mua sa kanë dashur. Hakmarrjen e quaj dobësi dhe sdua të më thonë i dobët”, thotë Gumeni.

Top Channel