
“Moggi e rinis nga Shqipëria”, ky ka qenë kryetitulli i shumë prej mediave sportive italiane, të cilat kanë publikuar lajmin e arritjes së marrëveshjes së Luciano Moggi-t me Partizanin në Tiranë, gjatë ditës së sotme.
Konsulenca e Moggi-t te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike,organizative dhe marketing.
Penaliteti i dhënë nga Drejtësia dhe Federata Italiane, nuk e lejonte atë të rikthhej në botën e futbollit italian pas skandalit të “Calciopoli-t” që shpërtheu në vitin 2006.
Rikthimi i Moggi-t në botën e futbollit përmes një ekipi shqiptar padyshim që përbën një lajm, që jo pak media të rëndësishme sportive të vendit fqinj e kanë pasqyruar.
Top Channel