Lajm i jashtëzakonshëm për Messin dhe Argjentinën, zbulohet vendimi i fundit për Dibu Martínez
Reali i Madridit ka lënë pas krahëve humbjen në “El Classico” dhe është rikthyer te fitorja në kampionat.
Madrilenët kanë arritur të fitojnë me rezultatin tenistik 2-6, ndaj Deportivo La Coruna, duke iu kundërpërgjigjur edhe fitores së thellë të Barcelonës, pak orë më herët.
Edhe pse pa shumë prej titullarëve, si Ronaldo, Bale, Benzema, Kroos, Modriç, Ramos, etj. të përzgjedhurit e Zidane nuk e kanë diskutuar për asnjë çast fitoren. Morata, Lucas, Casemiro, Isco dhe dy herë James Rodriguez ishin autorët e goleadës së Realit.
Me këtë tre pikësh, madrilenët vazhdojnë të ruajnë ritmin e Barcelonës, me shpresën për të rikuperuar në takimin e prapambetur me Celta Vigon.
Top Channel