‘Shpërthen’ agjenti i Julian Alvarez: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…
Golden State mbyll të gjitha llogaritë me Portland dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Skuadra kaliforniane fitoi edhe ndeshjen e katërt ndaj Portland 123-103 për të mbyllur serinë e përballjeve me Trailblazers 4-0. Trajneri Steve Kerr mungoi edhe në këtë ndeshje i bllokuar nga dhimbjet në shpinë, por kjo duket nuk ndikoi shumë te Warriors që dha spektakël në parketin e Moda Center të Portland. Ai që shkëlqeu më shumë se të tjerët ishte Stephen Curry me 37 pikë, 21 nga të cilat ishin nga distanca e 3 pikëve. Bënë një figurë shumë të mirë edhe Draymond Green me 21 pikë e Klay Thompson me 18.
Më e ekuilibruar është situata në Konferencën e Lindjes. Toronto mundi Milwaukee 118-93 duke marrë kryesimin në 3-2 në serinë e përballjeve mes tyre. Kanadezët e morën kontrollin e lojës që në periodën e parë kur regjistruan rezultatin e pjesshëm 17-0 për të mbyllur më pas këtë 12 minutësh 31-20. Më pas për Raptors u bë e lehtë detyra për administrimin e këtij avantazhi deri në fundin e ndeshjes ku shënuesi më i mirë rezultoi Norman Powell me 25 pikë.
Ndërsa seria e ndeshjeve mes Atlantës dhe Washington është mbërthyer në barazimin 2-2 pas suksesit të Hawks në sfidën e 4 me rezultatin 111-101. Ndeshja ishte e barabartë deri 8 minuta nga fundit kur Atlanta shënoi rezultatin e pjessshëm 6-0 falë pikëve të Princë, Millsap dhe Hardaway Jr, ndërkohë që më pas mendoi Schroeder të mbyllë përfundimisht këtë ndeshje teksa shënoi 10 pikë në 4 minutat e fundit të saj.
Top Channel