Ulqini ka teatrin e tij shqip. Sot e pesë muaj të shkuar teatri u quajt “Teuta”, i ri në moshë, por më dëshirën për të punuar profesionalisht dhe njëkohësisht për të lënë një trashëgimi brezash.
Takimi i premierës së parë që prej themelimit për publikun shqiptar do të vijë nëpërmjet shfaqjes “Nana” mbrëmjen e së hënës në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.
Gjithçka fillon me jetën e një familje, në kushte jo të mira financiare, e cila vjen e keqësohet në momentin kur zonja e shtëpisë mbetet e ve në moshë shumë të re.
Një grua shtatzënë, e cila nuk di si të mbijetojë në një shtëpi të vjetër, të ftohtë, shpirti i saj ngrohet momentin kur sjell në jetë foshnjen e vet, e bën burrë e më pas dhëndër.
Këtu fillon drama familjare. Por “Nana” nuk ëshë shfaqja e parë e kësaj trupe, e cila ka funksionuar edhe para themelimit të një teatri si institucion.
Top Channel