Video/ Skandal në ndeshjen e boksit, dhjetra tifozë futen në ring dhe sulmojnë boksierin rus
Pas fitoreve me shumë gola të Kukësit dhe Skënderbeut, edhe Partizani bën të njëjtën gjë ndaj Teutës.
Të kuqtë arritën të shënojnë katër herë në portën e Moçkës, ndërsa Çyrbja ishte autori i golit të vetëm të durrsakëve. Partizani shënoi dy herë me Torrasën në pjesën e parë, ndërsa Ekuban shënoi dopietën e tij, menjëherë pas golit të Teutës dhe Sukaj shënoi në minutat shtesë me 11 metërsh, duke fiksuar rezultatin final 5-1.
Me këtë fitore, Partizani i bashkohet Kukësit në krye të renditjes, me 62 pikë, 3 më tepër se Skënderbeu i vendit të tretë. Pikërisht të kuqtë, Kukësi dhe korçarët, janë duke zhvilluar një garë mjaft interesante, për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit.
Javën e ardhëshme, Partizani do të luajë derbin me Tiranën, Skënderbeu do të udhëtojë në Gjirokastër dhe Kukësi do të presë Laçin.
Top Channel