Rrëzohet një aeroplan në Florida, humb jetën piloti, autoritetet nisin hetimet
Tensionet kanë qenë të larta mes forcave policore dhe protestuesve të majtë në qytetin Këlnit të Gjermanisë, ku mbahet Kongresi i partisë kundër emigrantëve, AfD.
Rreth 600 delegatë të saj u mblodhën në takimin që synon të zgjedhë bashkëkryetarin e të diskutojë linjën që do të ndiqet në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.
4.000 efektivë ishin angazhuar të ruanin qetësinë në qytet, por situata u ndez shpejt. Dy policë kanë mbetur të plagosur prej flakadanëve të lëshuar nga turma; njëri prej tyre u lëndua ndërsa shoqëronte një anëtar të Alternativës për Gjermaninë. Raportet në mediat vendase flasin për disa të arrestuar.
E përditshmja gjermane “Bild” thotë se gati 10.000 demonstrues janë grumbulluar sakaq në qytet, ku shumë dyqane kanë ulur qepenat e ku fluturojnë pa reshtur helikopterë të policisë. Tubuesit thërrisnin “solidaritet do të thotë rezistence”, e mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “boll më! të bashkuar kundër fashizmit”. Bashkëdrejtuesja e Partisë Populiste të krahut të djathtë, Frauke Petry mori një goditje të fortë që në çeljen e kongresit kur delegatët votuan kundër mocionit të saj, i cili parashikonte aleanca me parti të tjera në të ardhmen në vend që AfD-ja të mbetet forcë afatgjate në opozitë.
Kritikët kundërshtojnë çdo ndarje në linja të tilla. Pas një lufte të ashpër disa mujore për kontrollin e partisë, Petry njoftoi të mërkurën se nuk do ta drejtojë ajo fushatën e partisë në zgjedhjet e përgjithshme. Sondazhet e kohëve të fundit kanë treguar që të gjitha një rënie të mbështetjes për AfD-në.
Top Channel