Video/ Një muaj pas vdekjes së Shpat Kasapit, Selvije Jao ndan pamje prekëse të artistit me të birit
Një revistë australiane ka shkruar se Kylie Minogue është takuar “në mënyrë sekrete” me princin Andrew për disa javë.
“New Idea” aludon se “miqtë e ngushtë” janë lidhur pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me të fejuarin e saj Joshua Sasse në shkurt.
“Për momentin ata janë të pandashëm, Andrew është 100 për qind i pushtuar”, ka thënë një burim nga Pallati për revistën.
Revista shkruan se princi 57-vjeçar i ka ofruar Kylie mbështetjen e tij pas fundit të lidhjes me 29-vjeçarin.
Që atëherë çifti ka qënë ‘i pandashëm’, ku raportohet se Kylie ka kaluar disa net në dy javët e fundit me Andrew.
Revista shkruan më tej se tashmë gjithë sytë janë tek lista e të ftuarve të dasmës së Pippa Middleton, motrës së Kate, dhe nëse Kylie do të jetë si e ftuara e Andrew.
Më herët gjatë vitit, Kylie u prezantua në çmimet e shoqërisë Britani-Australi nga Princi Filip, një ceremoni private ku kishte vetëm zyrtarë mbretëror.
Top Channel