MotoGP, Ducati kthehet te suksesi, Alex Marquez fiton në Jerez, rrëzohet Marc Marquez Besart Berisha ka fituar me meritë një vend nderi në Ligën australiane, për shkak të numrit të madh të golave dhe protagonizmit absolut në vitet e fundit.
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, tashmë në radhët e përfaqësueses së Kosovës, u bë lojtari i parë që arrin shifrën e 100 golave në “A-League”.
Arritja historike e futbollistit të lindur në Prishtinë erdhi në suksesin e Melbourne Victory ndaj Central Coast Mariners, teksa sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 80 golin e vetëm.
Goli i parë i Besart Berishës në kampionatin australian erdhi në “Allianz Stadium”, në përballjen kundër Sidneyt në vitin 2011. Mesatarja e lojtarit ishte gjithnjë e shkëlqyer, deri në golin e 100-të në ndeshjen e 155-të të luajtur.
Berisha nuk shënonte që prej 11 marsit dhe goli e ndihmon të përforcojë kreun e shënuesve më të mirë këtë sezon, ndërsa ndjek një tjetër “Këpucë të Artë”.
Top Channel