Shpërthimi në Dortmund, Bartra operon kyçin e dorës

12/04/2017 08:20

Futbollisti spanjoll Marc Bartra ka operuar kyçin e dorës pas një frakture që pësoi pas shpërthimit pranë autobusit të Borussia Dortmund, në momentin që ekipi gjerman po i drejtohej stadiumit, për të luajtur ndeshjen ndaj Monaco, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Sipas familjes së qendërmbrojtësit, Bartra vazhdon të jetë i shtruar në spital.

Ndërkohë, portieri Roman Burki, i cili ishte ulur pranë Marc Bartra, i tha gazetës zvicerane “Blick Sport” se si ndodhi incidenti. “Isha ulur në fund të autobusit dhe ishin xhamat e thyer ata që i shkaktuan dëmtime në dorë. Pas shpërthimit, të gjithë u ulëm poshtë dhe nuk e dimë se çfarë ndodhi më tej”, tha Burki.

Marc Bartra ka qenë i vetmi i plagosur nga shpërthimi që ndodhi pak pas orës 19:00 të ditës së martë dhe që detyroi organizatorët të shtynin ndeshjen. Takimi Borussia Dortmund-Monaco do të luhet sot, në orën 18:45.

Top Channel