Aktori u vetëvra, i ati: Shpëtoi 4 jetë

12/04/2017 00:00

Clay Adler, aktori i njohur për rolin e tij në serialin “Newport Harbor: The Real Orange County” i dha fund jetës në moshën 27-vjeçare në mars. Amaneti i tij ishte që organet të dhuroheshin.

I ati i tij, Frank ka rrëfyer se Clay u regjistrua si dhurues organesh gjatë kohës që do të merrte lejen e drejtimit. “Ai dëshironte të ndihmonte të tjerët që ishin duke vdekur”, ka thënë ai.

“Ai ka shpëtuar tashmë 4 apo pesë jetë njerëzish”, vijon Frank. “Ata e mbajtën gjallë pak më shumë që ai të mund të dhuronte organet për të cilat foli. Spitali na tha se ai ai kishte dhuruar shumë, kjo pasi organet e brendshme të tij ishin në formë fenomenale. Clay duhet të jetë i lumtur sepse këta njerëz po jetojnë falë tij”.

Aktori kalifornian vrau veten teksa kishte dalë në shkretëtirë me miqtë më 25 mars. Ai ndërroi jetë në spital një ditë më pas, kur dhe të afërmit e tij i dhanë lamtumirën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB