Kanada, ceremoni në 100-vjetorin e betejës së “Vimy”-t

10/04/2017 00:00

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, bashkë me presidentin francez François Hollande dhe princat britanikë, Charles dhe William, zhvilluan një tur në transhetë e Vimit, para ceremonisë përkujtimore që shënon 100-vjetorin e betejës së “Vimi Ridge”, që pritet të mbledhë bashkë rreth 25 mijë njerëz.

Në atë ditë, e hënë pashkësh në vitin 1917, më shumë se 3.500 ushtarë kanadezë, pjesa më e madhe e të cilëve 20-vjeçarë, humbën jetën në një betejë të ashpër, si pjesë e ish-perandorisë britanike që luftonte kundër forcave gjermane.

Panorama përreth dominohet nga krateret, që bashkë me transhetë e ruajtura dhe varret e shumta, sjellin sot provën e betejës së zhvilluar.

Beteja mori rëndësi të madhe në historinë kanadeze, pasi ishte e para herë që të 4 divizionet e forcave kanadeze luftonin bashkë.

Top Channel