Financat, kontroll bashkive; nuk do lejohen shpenzime mbi të ardhurat

10/04/2017 00:00

Edhe buxhetet e bashkive do t’i nënshtrohen rregullit fiskal me qëllim moskrijimin e borxheve. Komisioni i ekonomisë miratoi projektligjin e qeverisë, i cili rregullon tërë sektorin e financave vendore.

Bashkive nuk do t’u lejohet më të bëjnë parashikime të shpezimeve mbi kakpacitetet reale të mbledhjes së taksave, ndërkohë që në rastet kur një njësi vendore është në vështirësi të fortë financiare vendoset nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave.

“Në bazë të këtij ligji bashkitë nuk do lejohen më të bëjnë parashikime të pabazuara, të rrisin shpenzime dhe të përfundojnë me detyrime të prapambetura të papaguara, duke thelluar defiçitin indirekt dhe duke ia ngarkuar pastaj të gjitha këto ngarkesa qeverisë qendrore”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ligji i ri për financat vendore përcakton për herë të parë se të paktën 1 per qind e PPB-së do t’i shkojë si transfertë e pakushtëzuar buxhetore pushtetit lokal, duke siguruar një mbështetje më të madhe se aktualisht.

“Transferta e pakushtëzuar do të rritet nga 15.5 miliardë lekë në 2017-n në të paktën 17 miliardë në 2018-n”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, bashkive do t’u jepet mundësia të vendosin taksa provizore për një qëllim të caktuar, por jo më gjatë se tre vjet. Njëkohësisht, ligji përcakton se 2 për qind e tatmit mbi të ardhurat personale të shkojë për bashkitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA