Napoli fiton betejën për Champions

09/04/2017 00:00

Ndeshja përmbyllëse e javës së 31-të të Serisë A, midis Lazios dhe Napolit, ka përfunduar me fitoren 0-3, të këtyre të fundit.

Kjo ndeshje ishte mjaft e rëndësishme për të dy ekipet, që pretendojnë një vend në zonën Champions, pasi napolitanët vinin në këtë takim në vendin e tretë, 4 pikë më tepër sesa lacialët, që shpresonin të ngushtonin diferencën dhe të rihapnin garën në këtë ndeshje direkte.

Callejon në pjesën e parë dhe dopieta e Lorenco Insigne në të dytën, ishin autorët e golave për miqtë.

Mbrojtësi Elseid Hysaj për Napolin dhe portieri Thomas Strakosha për Lazion, ishin si zakonisht titullarë.

Portieri i kombëtares bëri disa pritje të mira dhe nuk ishte aspak fajtor në dy golat e pësuar.

Nga ana tjetër, Hysaj vazhdon të mbetet nëj lojtar me paraqitje konstante, në krahun e djathtë të mbrojtjes napolitane. Mbrojtësi shkodran i kombëtares u ndëshkua edhe me karton të verdhë, për një faull të shkaktuar ndaj lacialëve.

Top Channel