Bushati: Tregu ballkanik, për të zbutur konfliktet e mosmarrëveshjet

07/04/2017 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tregon se një vit më parë, Shqipëria dhe Serbia kanë nxitur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me Bankën Botërore, për të konceptuar një plan të qartë veprimi sa i përket heqjes së të gjitha barrierave tregtare.

“Kemi synim krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Ka pasur disa spekulime për këtë përqasje të Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është mbështetur edhe nga Komisioni Europian dhe vende kyçe në Bashkimin Europian, por qëllimi i kësaj nisme nuk është asesi krijimi i të ashtuquajturës ‘Jugosllavi’. Qëllimi i kësaj nisme nuk është asesi ta nxjerrë në vend të dytë procesin e anëtarësimit të vendeve tona në BE”, tha Ditmir Bushati.

Përkundrazi, – thotë kryediplomati shqiptar, – krijimi i një tregu rajonal synon të zbusë më shumë konfliktet dhe mosmarrëveshjet politike.

“Të inkurajojmë më tej marrëdhëniet e mira ekonomiko-tregtare, me synim edhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian, duke krijuar kësisoj një treg të përbashkët ku investitorë të fuqishëm mund të konceptojnë praninë e tyre në Ballkan, në një kontekst më të gjerë sesa thjesht duke qenë i pranishëm në një prej vendeve”, theksoi më tej Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA