Ulet TVSH për turizimin, nga 20 shkon në 6 përqind

06/04/2017 00:00

Ministri i Financave argumentoi në seancën parlamentare të kësaj të enjteje vendimin e qeverisë për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6 përqind për sektorin e turizmit.

“Turizmi është bërë një nga kontribuesit kryesorë të rritjes ekonomike në Shqipëri, një nga kontribuesit kryesorë të punësimit në Shqipëri dhe për këtë arsye qeveria beson se duhet të promovohet me një lehtësim serioz fiskal, nga 20 në 6 përqind TVSH”, tha Arben Ahmetaj.

Vendimi është mirëpritur nga biznesi dhe shoqatat e këtij sektori, ndërsa ministri Ahmetaj thotë se masa do të shtojë përfitimet për buxhetin në formën e investimeve dhe rritjes së formalizimit.

“Ka patur sot një përshendetje nga biznesi dhe shoqatat e turizmit për një premtim të mbajtur. Kjo do të japë frytet e veta drejtpërdrejtë në rritjen e investimeve në turizëm, formalizim dhe rritjen e kontributit të sektorit të turizmit nga të ardhurat nga TVSH për shkak të formalizimit dhe investimit”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA