Reali fiton edhe me “stol”

05/04/2017 00:00

Real Madrid ka arritur të marrë një tjetër tre pikësh në transfertën ndaj modestëve të Leganes, pas fitores me rezultatin 2-4.

Trajneri Zinedine zidane kishte lënë në stol shumë prej titullarëve, por mungesa e tyre nuk u vërejt aspak.

James Rodriguez hapi serinë e golave për madrilenët, ndërsa Alvaro Morata shënoi një tripletë, duke treguar se Reali ka në stolin e tij futbollistë po aq të mirë sa ata që  luajnë në formacion.

Me këtë fitore, madrilenët vazhdojnë të ruajnë distancën prej dy pikësh me Barcelonën e vendit të dytë.

Pak orë më herët katalanasit mposhtën Sevilla-n në “Camp Nou”, me rezultatin 3-0. Suarez dhe dy herë Messi, shënuan dhe mbyllën takimin që në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari që është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë.

Top Channel