Propozimi i qeverisë: Ervin Koçi në krye të AMF-së

05/04/2017 00:00

Qeveria i propozon Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Ervin Koçit për drejtimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Zoti Koçi dha dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste pak javë më parë.

Ai ka qenë i zgjedhur për dy legjislatura në qarkun Fier, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë.

Kandidatura e tij vjen pas shkarkimit nga Kuvendi të ish-drejtores ekzekutive të AMF, Enkelejda Shehu.

Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të këtij institucioni dhe ka një mandat 5-vejçar.

AMF monitoron të gjithë tregun jo bankar në vend, që nga  sigurimet, pesnionet private deri tek fondet e investimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA