Sejko: Instrumentet e bankave qëndrore tkurrën efektet e krizës

03/04/2017 00:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë këto ditë në takimin e Klubit të Guvernatorëve të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në fokus të takimit, ku merrnin pjesë guvernatorë të vendeve të Azisë Qendrore, rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit, ishin sfidat me të cilat përballen sot sistemet bankare.

Në fjalën e tij, Sejko vlerësoi se Ballkani perëndimor, pavarësisht se një zonë periferike e krizës, i ndjeu efektet e saj sidomos me frenimin e aktivitetit ekonomik.

Por, “instrumentet e përdorura nga bankat qendrore për përballimin e krizës arritën të shmangnin pasojat e mëtejshme dhe gradualisht të krijonin premisa për rikthimin e trendit të rritjes”, tha Sejko.

Guvernatori informoi të pranishmit se, si një vend tipik i Ballkanit perëndimor, Shqipëria ndodhet në një stad të ngjashëm zhvillimi me vendet e tjera të rajonit.

“Ekonomia shqiptare tashmë ndodhet në një trend pozitiv, ku rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim progresiv”, tha më tej Sejko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA