Autoriteti i Konkurrencës, raport në Kuvend: Tregjet janë në rregull

03/04/2017 00:00

Autoriteti i Konkurrencës raportoi përpara Komisionit të Ekonomisë në lidhje me veprimtarinë e vitit 2016.

Kryetarja e re, Juliana Latifi tha se janë zhvilluar hetime për 7 tregje, atë bankar, sigurimet, farmaceutikën, tenderat për sinjalistikën rrugore, duhanin për eksport, përpunimin e qumështit dhe furnizimin me karburant të Aeroportit të Rinasit.

Nga këto hetime nuk ka rezultuar se ka ndonjë kompani me situatë dominuese monopoli, gjithsesi Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë disa rekomandime për t’u zbatuar.

Në vlerësimin e tregut të Kontrollit Teknik të automjeteve, Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Ministrisë së Transportit që në një periudhë afatgjatë të shikohet mundësia e kryerjes së kolaudimit edhe të operatorëve të tjerë.

Komisioni i Ekonomisë do të hartojë një rezolutë, ndërkohë që njoftoi hapjen e procedurave për zëvendësimin e dy anëtarëve të Autoritetit, të cilëve u ka mbaruar afati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA