Dy bashkëkryetarët e koalicionit të mazhorancës u takuan dje në mbrëmje në ambientet e Pazarit të Ri, në Tiranë.

Burime nga takimi e kanë përshkruar atë për Top Channel si shumë të mirë. Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koalicionit aktual qeverisës.

Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal, në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri.

Biseda midis tyre zgjati rreth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga Erion Veliaj dhe më pas janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Ky takim i parë përfundoi pozitivisht, ndërsa nga dy partitë pritet që në ditët në vazhdim të përcaktojnë marrëveshjen e tyre të re.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA