Tiranë, zhvillohet turneu i mundjes “Abedin Lame”, për të rinjtë

01/04/2017 00:00

Në ambientet e Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi” u zhvillua turneu i përvitshëm mbarëkombëtar i mundjes për të rinj “Abedin Lame”.

Në këtë eveniment të rëndësishëm që hap kalendarin vjetor të aktiviteteve për vitin 2017 morën pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Gara u zhvillua në disa kategori peshash si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Presidenti i Federatës së Mundjes, Martin Biba në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti garantoi mbështetjen e këtij institucion ndaj të rinjve të talentuar të sportit te mundjes.

“Në emër të Federatës iu përgëzoj judhe trajnerët që kanë punuar me ju. Federata është në mbësjtetjen tuaj si ekip i të rinjve, si brez i të rinjve që jeni e ardhmja e Shqipërisë në mundje”, u shpreh  Martin Biba, Presidenti i FSHM-së.

Në përfundim të evenimentit u ndanë edhe trofetë e medaljet për mundësit dhe mundëset më të mira të çdo kategorie.

Top Channel