Teuta fiton dhe parakalon Tiranën

01/04/2017 00:00

Teuta i shkëputet zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Në Niko Dovana, skuadra durrsake fitoi sfidën e mbijetesës në Superiore ndaj Laçit me rezultatin 2-0 duke parakaluar në renditje edhe Tiranën.

Teuta e drejtuar nga Gugash Magani shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 falë golit të shënuar nga Dita në minutat shtesë të pjesës së parë pas një goditje me kokë.

Historia u përsërit në minutën e 85 dhe këtë radhë ishte Markovic ai që tregohet i saktë në tentativën e tij duke shënuar golin e dytë për Teutën, ndërkohë që Laçi e mbylli sfidën me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Shalës.

Top Channel