Strakosha “ironizohet” nga shokët e ekipit

01/04/2017 00:00

Portieri Thomas Strakosha debutoi me ekipin e kombëtares shqiptare, në ndeshjen eliminatore ndaj Italisë dhe miqësoren ndaj Bosnjës, duke pësuar katër gola, nga dy për çdo ndeshje.

Portieri i Lazios në Serinë A, pësoi nga një gol në çdo ndeshje prej shokëve të tij të klubit, Immobile ndaj Italisë dhe Luliç ndaj Bosnjës.

E pikërisht ky fakt ka bërë që portieri 22 vjeçar të mos i shpëtojë ironisë në dhomat e zhveshjes të ekipit lacial.

Kanë qenë pikërisht mesfushori boshnjak Luliç dhe ai brazilian, Felipe Anderson, të cilët kanë “ngacmuar” Strakoshën për golat e pësuar në debutimin e tij me kombëtaren.

Strakosha militon prej vitit 2012 në klubin roman, duke filluar nga ekipi i të rinjve, huazimi te Salernitana vitin e kaluar dhe rikthimi këtë vit, ku ka mbrojtur mbi 10 herë si titullar, portën e Lazios. 

Top Channel