Superbike, Ducati shpërthen në flakë

31/03/2017 00:00

Motori Ducati i Xavi Fores ka shpërthyer në flakë gjatë garës së Superbike në Aragon të Spanjës.

Një garë e komplikuar për spanjollin, që fillimisht ka rrëshqitur e pasi është rinisur ka para mottorin e tij të përfshihet nga zjarri.

Flakët kanë dalë nga pjesa motorike dhe piloti është detyruar që frenojë e të largohet me shpejtësi.

Fatmirësisht Fores ka pësuar vetëm disa djegie të lehta në pjesën e qafës, por do të jetë i gatshëm për të marrë pjesë në garën e radhës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel