Liverpool triumfator në derbin ndaj Everton

31/03/2017 00:00

Liverpuli fiton derbin e qytetit me Evertonin dhe ngjitet në vendin e tretë në klasifikimin e Premier League angleze.

Në Anfield, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu imponua asaj të Ronald Kuman duke e mundur me rezultatin 3-1. The Reds e gjetën avantazhin që në minutën e 8 të sfidës me anë të Mane’.
 
Por në minutën e 29, Evertoni barazoi shifrat 1-1 me anë të Pennington. Ekuilibri në rezultat zgjati vetëm 3 minuta pasi Kutinjo e ktheu Liverpulin në avantazh.

Në pjesën e dytë, Klop hodhi ne fushën e lojës Origin, i cili shënoi golin e tretë për Liverpoolin që e sheh veten në kuotën e 59 pikëve.

Top Channel