Kombëtarja e Zelandës në regbi, spot për sigurinë

31/03/2017 00:00

Një spot i xhiruar në rrugët e mbipopulluara të Tokios në Japoni, po e tejkalon nga ora në orë shikueshmërinë e pritshme dhe efektet e fushatës që menduan organizatorët.

Kompania “AIG” ndërmori një nismë të veçantë për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi sigurinë, por gjithashtu për të promovuar Botërorin e regbisë. E kush mund ta bënte më mirë këtë, sesa formacioni i “All Blacks”?

Sportistët e kombëtares së Zelandës së Re ishin aktorët e nismës “Përballu me rrezikun” dhe në imazhet e xhiruara, ata rrëzojnë në mënyrë karakteristike kalimtarë, çiklistë e shumë persona të tjerë në Japoni, duke i shpëtuar nga rreziku potencial.

Video e xhiruar nga kompania e sigurimeve “AIG”, sponsor zyrtar i “All Blacks”, promovon turneun e vitit 2019, që do të përballë më të mirët e globit pikërisht në Japoni.

Top Channel