Fernando Alonso, piloti më popullor i Formulës 1

31/03/2017 00:00

Fernando Alonso ka vite që nuk fiton një titull kampion, por kjo nuk e ka penguar që të jetë piloti më popullor i Formulës 1.

Sipas një sondazhi të realizuar nga “Motorsport Network”, që bën bashkë disa media të dedikuara sportit të motorëve si motorsport.com, Autosport dhe F1 Racing, piloti spanjoll i McLaren kryeson votimet aktualisht.

Pas 72 orëve të para të hapjes së sondazhit, Alonso ka grumbulluar 16.9% të votave, duke lënë pas Lewis Hamilton me 16.1%.

Në vend të tretë dhe të katërt renditen pilotët e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Top Channel