Mastersi i Majemit, Nadal e Nishikori në raundin e katërt

27/03/2017 00:00

Rafael Nadal dhe Kei Nishikori presin biletën për në raundin e katërt të Turneut Masters të Majemit.

Tenisti spanjoll u përball me Philip Kohlschreiber në ndeshjen e tij të 1000 në karrierë dhe arriti ta eliminojë gjermanin, duke e mundur 2-1. Fillimi i ndeshjes ishte një katastrofë për Nadalin, i cili e humbi setin e parë 0-6, kjo falë gabimeve të tij që erdhën si pasojë e lojës agresive të Kohlschrieber. Por, 30-vjeçari e ndryshoi shpejt rrjedhën e ngjarjeve, duke fituar dy setet e tjerë me rezultatin 6-2 dhe 6-3 e duke regjistruar fitoren e tij të 822 në karrierë.

Edhe Kei Nishikori hasi vështirësi në ndeshjen e tij me Fernando Verdascon, të cilin e mposhti 2-1. Japonezi fitoi setin e parë 7-6 me “tie break”, por Verdasco iu kundërpërgjigj në të dytin, duke e fituar në të njëjtën mënyrë, me “tie break” 7-6.

Seti final nuk kishte histori, Nishikori e dominoi atë dhe e fitoi 6-1.

Top Channel