VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit, nis sezonin e tij të 25 në karrierë duke shënuar golin e tij të 978
Trajneri i kombëtares Kuqezi në prag të miqësores ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Ka komentuar edhe largimin e Taulant Xhakës, e jo vetëm, nga Kombëtarja kuqezi, të cilët janë shprehur se përsa kohë që italiani do jetë nën drejtimin e kombëtares nuk do luajnë.
“Kam raport të mirë me grupin nuk ndikohem nga thashethemet. Përpiqem t’i mbroj lojtarët, ata ndoshta jo. Por për të qëndruar në një grup ka rregulla”, ka thënë De Biasi në konferencën për shtyp.
Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në Elbasan Arena në orën 18:00, De Biasi shprehet se në fushë do të zbresin për të fituar.
De Biasi ka vlerësuar lart, dy prej futbollistëve shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn, por edhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë. “Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”; shprehet De Biasi për Baren.
Top Channel
VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit, nis sezonin e tij të 25 në karrierë duke shënuar golin e tij të 978