Hoeness: Ancelotti kërkon eliminimin e Realit me çdo kusht

27/03/2017 00:00

Shorti i çerekfinaleve të Champions League ka rezervuar një prej sfidave më të mëdha të kompeticionit, atë mes Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Trajneri Carlo Ancelotti duket se është ai që do ta ndiejë më shumë këtë sfidë, pasi do të vihet përballë ish-skuadrës së tij.

Sipas presidentit të Bayernit, trajneri Ancelotti ka shumë arsye që të eliminojë madrilenët në këtë raund të Championsit, e një prej tyre është për mënyrën sesi ai u largua nga drejtimi i “Los Blancos”-ve.

“Ancelotti e dëshiron me forcë eliminimin e Realit të Madridit, sepse u largua prej andej në mënyrën më të shëmtuar”, tha Hoeness në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, Reali nuk ishte skuadra që Bayerni dëshironte si kundërshtar.

“Reali i Madridit është një prej ekipeve më të mira dhe askush nga ne nuk donte ta kishte përballë. Por ai që dëshiron të shkojë në finalen e Championsit duhet të përballet dhe të fitojë ndaj çdo skuadre që i del përpara”, vijoi më tej Hoeness.

Top Channel